Sport

“Ta shijojmë këtë moment”, De La Fuente në dëlir pas triumfit në finalen e Europianit!

Luis De La Fuente ishte padyshim arkitekti i kësaj Spanje, e cila e mbylli këtë Europian me 7 fitore në 7 ndeshje, si asnjë skuadër tjetër më parë. Në një intervistë të shkurtër për mediat, ai nuk i kurseu elozhet për skuadrën e tij, duke thënë se e tashmja dhe e ardhmja e Spanjës janë të mrekullueshme.

De La Fuente tha:

Le të shijojmë momentin, ne kemi një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme. Tani duhet ta shijojmë këtë moment, por kemi një brez lojtarësh të mëdhenj.

Nga ana tjetër, Anglia u mposht në finalen e Europianit, me “Tre Luanët” që duhet të presin të paktën dhe dy vite të tjera për të fituar një turne madhor, me të parin dhe të fundit që daton në 1966-ën. Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate u shpreh tepër i trishtuar për këtë takim, duke falënderuar lojtarët për atë që kanë dhënë dhe duke përgëzuar gjithashtu Spanjën. Southgate deklaron si më poshtë:

Unë mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne. Ne nuk e mbajtëm topin mjaft mirë, por ishim të drejtë në të deri në 10 minutat e fundit. Jam i shkatërruar. Për të gjithë, lojtarët kanë qenë absolutisht të jashtëzakonshëm, unë jam shumë krenar për atë që ata kanë bërë.

Një finale nuk luhet, por fitohet, të vetëdijshëm për këtë, dy ekipet zbriten me respekt dhe frikë në fushë, mbi të gjitha Anglia, me “Tre Luanët” që e kishin të vështirë të ishin efikas. Nuk bëri më mirë as Spanja, sigurisht kishin kontrollin e topit, por Yamal e Nico Willimas u bllokuan në krahë duke mos arritur dot as të depërtonin e as të shërbenin në zonë. Dy ekipet zhvilluan një pjesë të parë të luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës, duke bërë që goditja e parë në kuadrat të vinte vetëm në minutën e 47-të me Phil Foden.

Fraksioni i dytë krijoi iluzionin se gjërat do të shkonin në “malore” për De la Fuenten, me teknikun spanjoll që u detyrua të bënte pa Rodrin, me mesfushorin që qëndroi në dhomat e zhveshjes si pasojë e një dëmtimi, por “furia e kuqe” e nisi “zjarr”, ku në aksionin e parë, në topin e parë, Lamine Yamal dhuroi një super assist për Nico Willimas që nuk fali brenda në zonë duke dërguar topin në rrjetë. Goli trullosi Anglinë, ndërsa Southgate ndërhyri në formacion duke ulur në stol kapitenin Harry Kane për Watkins.