Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Së fundmi ish-banorja Tea Trifoni e ftuar në “Më lër të flas” tregoi se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiara Titos bashkë me këtë të fundit, pas një përfundimi të spektakli në ambientet e jashtme të Top Channel. Tea më pas tha se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje.
Për këtë çështje e pyetur mbrëmjen e djeshme pas finales së madhe pëe emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur:
Tea Trifoni: Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…
Ndërsa e pyetur nëse ka marrë mesazhe në lidhje me këtë deklaratë, Trifoni tha:
Kam marrë plot mesazhe, nuk i kam lexuar…
Nga ana tjetër, ajo u pyet edhe se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës, ku ish-banorja tha:
Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!
Gjatë mbrëmjen së finales së djeshme ka ndodhur edhe celebrimi i shumëpritur i Kiarës me Luizin. Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin aty dhe që çifti të lidhte betimet.