Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.
Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” kanë qenë të ftuar Krist Aliaj dhe Robert Aliaj. I pyetur sesi i është dukur djali i tij, Kristi tek juria e “She is on Top”, Robert Aliaj është shprehur se nuk është se gjykoi shumë, madje se është përpjekur “t’i qëndrojë larg emocionalisht”.
Skandaloz, nuk është se e gjykova shumë aty, biles u mundova të largohem sa më shumë emocionalisht.
E vetmja gjë që ta bëja këtë ishte dhe “ta injoroja fare dhe si djalë”…
Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me “Instagram”-in dhe si pasojë u ngrit pyetja: “Sa të vërtetë jemi në rrjetet sociale”. Teksa vajzat e kundërshtuan, në studio hyri babai i Kristit, Robert Aliaj.