Aktualitet Sport

Sylvinho publikon listën për Ligën e Kombeve, tre rikthime dhe risi!

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve. Paraditen e kësaj të premteje, braziliani ka bërë me dije edhe “luftëtarët” që do ketë me vete kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor, ndeshje këto që luhen të dyja në udhëtim.

Në listë bie sy se janë tre të rikthyer. Ajeti, Muçi dhe Daku nuk ishin pjesë e grumbullimit të fundit, teksa këtë herë e gjejnë vetën në listë. Edhe mbrojtësi i Partizanit, Hadroj është pjesë e listës, ndërsa ka edhe risi.

Bëhet fjalë për Adrion Pajazitin, kapitenin e U-21 që duhet se do marrë vendin e të dëmtuarit Medon Berisha në mesin e fushës. Një ftesë edhe për Gjimshitin, që duket se ka lënë pas dëmtimin.

Mungojnë Broja dhe Manaj të dëmtuar, ndërsa në sulm është Uzuni.

Lista:

Portierët

1- Strakosha
2- Kastrati
3- Sherri

Mbrojtësit

4- Hysaj
5- Balliu
6- Mario Mitaj
7- Hadroj
8- Ismajli
9- Gjimshiti
10- Ajeti
11- Mihaj
12-Kumbulla

Mesfushorët

13-Ramadani
14-Asllani
15-Abrashi
16-Pajaziti
17-Laçi
18-N. Bajrami

19-Muçi

Sulmuesit

20-Asani
21-Seferi
22-Hoxha
23-Daku
24-Uzuni