Aktualitet Sport

Sylvinho në prag të ndeshjes me Ukrainën: Do luajmë për tre pikët!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka dhënë një konferencë për media, në prag të ndeshjes me Ukrainën, në Ligën e Kombve.

A është e vështirë të rikthesh entuziazmin te futbollistët e rinj?

Është punë e Kombëtares, është e hapur për të gjithë, lojtarët vijnë me dëshirë. Kur ka dëshirë për të veshur fanellë, aty një lojtar mund të japë shumë.

Skema e Kombëtares do të jetë e njëjtë si më parë?

I përshtasim skemat sipas karakteristikave të lojtarëve, Bajrami mund të luajë edhe në të majtë edhe brenda. Seferi mund të jetë edhe sulmues më i distancuar, Uzuni mund të luajë si sulmues qendrorë.

Si do jetë strategjia e këtij takimi me Ukrainën?

Do jetë një lojë teknike e hapur, kanë lojtarë shumë cilësorë, Ukraina është një ekip i fortë dhe i ekuilibruar, do jetë një ndeshje e vështirë, por do ta luftojmë. Sot jemi pa Ajetin dhe Gjimshitin, por kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të përshtatet. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Do ishte shumë mirë për mua të merrja edhe lojtarë të tjerë.

A jeni i kënaqur me një pikë në këtë transfertë?

Ne nisemi për fitore, do të luajmë shumë fort dhe për të marrë rezultatin më të mirë në këtë ndeshje.