Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë. Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë.
Mungesa e Manajt dhe ftesa e Abrashit – “Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj është një, ai pasi u kthye bëri 42 minuta me klubin dhe doli nga ndeshja dhe deri tani nuk është kthyer. Fola me lojtarin, por as ai, as ne nuk duhet të rrezikojmë. Janë dy lojtarë si Berisha që në stërvitje me Leçen kishte probleme me dëmtimin dhe ishte i rrezikshëm. I treti është Keidi Bare. Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë. Pajaziti është një lojtar që kemi marrë. Ai bëri një ndryshim shumë të bukur në Kroaci, është një lojtar që më intereson shumë se është një mesfushor i cili mund të bëjë gjithçka. Abrashi është një lojtar që ka ende për të dhënë, në këtë periudhë që ka shumë ndryshime e largime natyrale lojtaresh, vijnë të ri, Berisha, Pajaziti, ndoshta Fetai i cili më pëlqen. Asllani e Mitaj janë të rinj, janë me ne, por edhe Muçi. Kanë nevojë për Gjimshitin, Ajeti, Abrashin, janë lojtarë të rëndësishëm, janë të lidhur me fanellën e të japin një dorë me eksperiencën e tyre. Abrashi është një lojtar të cilit i besoj 100%”.
Sulmi – “Përsa i përket Tucit e kam parë me Spartën, e kam takuar në qendër sportive. Është pjesë e listës si Çuni dhe Vrioni. Ne kemi bërë zgjedhje, kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj si 9. Mua më pëlqen të luaj me 1 lojtar përpara, po ka ekipe që nuk kanë 9 përpara. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol. Në rastin e Asanit, Laçi është përshtatur në pozicionin e tij. Besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Ju mund të kujtoni Zekën dhe Spahiun, të cilët mund të vijnë përsëri. Zëvendësuesi i Asanit ishte Muçolli deri para 3 muajve. Lojtarët shikohen në stërvitje dhe jo vetëm në ndeshje. Sipas nesh nuk është momenti i Albion Ademit.
Muçi – “Që unë të marr 2 ose 3 lojtarë, duhet të lë dikë jashtë. Në këtë rast kemi Muçin që është lojtar i rëndësishëm, i ri. Kur 1 lojtar bën ndryshim të klubit, ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Unë zgjedh fjalën durim, ai po bën mirë dhe mund të ketë mundësi dhe minuta. Nga 24 lojtarë, secili mund të ketë mundësi për të luajtur. Qoftë 10 minuta apo 90, dhe stërvitja mund të ndryshojë jetën. Lojtarët do luajnë dhe do bëjmë rivlerësimet. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë me të, shpresoj të ketë vazhdimësi