Sot jemi fiks dy muaj para se të nisë Europiani në Gjermani.
Por aktualisht në kampin kuqezi nuk dilemat nuk kanë të bëjnë se cilët janë futbollistët që do të thërrasë Silvinjo në Euro 2024. Çështja është edhe se cfarë do të bëjë vetë Silvinjo pas korrikut. Kontrata e tij skadon pas Europianit dhe përtej deklaratave të kortezisë nga presidenti i FSHF, Armand Duka, apo nga trajneri që e ka dribluar sistematikisht këtë temë, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me trajnerin e Shqipërisë.
Deri tani brazilianit nuk i është bërë një ofertë zyrtare për të rinovuar, ndërkohë që edhe vetë braziliani nuk ka qenë fort këmbëngulës nëse do të vazhdojë apo jo aventurën në Shqipëri. Për trajnerin së fundi ka pasur interes edhe nga klube angleze.
Një tjetër dilemë në radhët e Kombëtares është edhe Armando Broja. Sulmuesi i Celsit e ka pothuajse të garantuar vendin në listë, edhe pse është aktivizuar me pikatore gjatë këtij sezoni. Megjithatë, Broja ende nuk ka të qartë se cili do të jetë klubi I tij I ardhshëm dhe negociatat me skuadra të tjera gjatë