“Paso” erdhi edhe këtë të premte sportive me Glent Nallbani, Lorenc Jemini, Redi Jupi dhe Gëzim Sinemati dhe bashkë me Ed Manushin për të diskutuar për sportin me në qendër futbollin. I ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte Erion Braçe. Ai u ndal jo vetëm tek skuadrat e tij të cilat mesa duket këtë sezon nuk është se shkëlqyen edhe aq shumë si Partizani, Bracelona dhe Juventus-i.
I pyetur në lidhje me pjesën se a do të ndryshonte mendim dhe skuadër tani pas rezultateve ai u shpreh se:
Përveç Partizanit, Juventusit dhe Barcelonës unë nuk e ndryshoj xhupin. Unë këto kam. Më erdhi keq për Barcelonën sepse mu duk sikur formacioni nuk funksion. Mbrotja ishte shumë e avashtë.
Ai gjithashtu dha edhe mendimin e tij për zhvillimet e fundit në Federatën tonë të Futbollit.
Kam kohë që nuk e shikoj më Kampinatin, ndeshjet. Futbolli sot që flasim është brenda shtetit por nuk e njeh shtetin. Mua më shqetëson shumë fakti që burrat po harxhojnë lekë për të investuar. Si ka mundësi që quajnë rregull atë që nuk është rregull. Ekonomia është kthyer në një kafene.