Miliarderi Elon Musk ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në “Met Gala” por jo me ish-partneren Grimes apo ndonjë të dashur të re. Musk u shfaq me mamanë e tij, që për ata që ende nuk e dinë është supermodelja Maye Musk. Vlen të përmendim se gjatë ngjarjes më të rëndësishme të modës të dy, nënë e bir dukeshin shumë rehat në praninë e njëri-tjetrit.
‘Met Gala 2022’ është ngjarja e parë publike ku shfaqet miliarderi që nga blerja e Twitter pak ditë më parë. Ai u shpreh në tapetin e kuq duke thënë këto fjalë:
Qëllimi im, duke supozuar se gjithçka bëhet, është ta bëj Twitter-in sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur dhe të ketë një grup sa më të gjerë njerëzish në Twitter. Të jetë argëtues dhe qesharak.
Duke folur për veshjen e tij, Musk tha se po ndiqte kodin e veshjes me smokingun e tij klasik. Ndërkohë, Maye ishte veshur me një fustan velvet ngjyrë vishnje nga Dior dhe varëse perlash të mbështjellë rreth qafës së saj.
Ndërkaq, pasi bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë, themeluesi miliarder i Tesla dhe Space X, Elon Musk ka objektiv të ri, Coca-Cola-n. Musk shkroi në Twitter duke iu referuar recetës origjinale të pijes kur u lançua në 1886 si një tonik për sëmundje të ndryshme.
Vlen të përmendim se 2 muaj më parë Elon Musk dhe ish e dashura Grimes mirëpritën në fshehtësi fëmijën e tyre të dytë. Këngëtarja u detyrua të zbulonte në kopertinën e saj të ‘Vanity Fair’ se ajo dhe partneri i saj mirëpritën fshehurazi një vajzë, pasi vajza e saj filloi të qante gjatë intervistës.