Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.
Një surprizë emocionuese për Heidin, me banoren që mori një mesazh nga mikesha e saj. Beatrice Luzzi, e cila ka qenë pjesë e “Grande Fratello”-s në Itali, me anë të një poezie të recituar, e cila ishte shkruar nga Heidi, kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët, teksa më pas e takoi atë në arenën e “Supersport”.
Beatrice: Nuk e dija që shkruaje poezi. Je poetja më seksi që njoh. Jam shumë krenare për ty. Nuk e ke idenë se sa më ndihmove. Ti ke një intuitë të paparë. Mos i lejo të tjerët të ta marrin.
Heidi: Nuk e ke idenë se sa e vlerësoj. Më duket akoma absurde si gjë.