Celebrities Music Showbiz

Surprizat që solli Renis Gjoka në koncertin e tij “Rock The Dictator”!

Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka, publikoi në kanalin e tij në “Youtube”, koncertin e plotë të bërë para pak ditësh, i titulluar “Rock The Dictator”, si dhe këngët e ndara gjatë tij.

Renisin mund t’a kujtojmë me daljet e tij të para në “Top Fest” si pjesë e grupit “Burn” me këngën “Një hap përpara”. Kënga bëri goxha bujë në atë kohë dhe u pëlqye shumë nga publiku. Ajo që bëri përshtypje në fillim ishte zëri i tij karakteristik prej ‘rockeri’.

Në koncertin e tij, ai risolli dhe njëherë grupin “Burn”, dhe pse pa praninë e tyre në skenë për arsye largësie, siç ishte dhe rasti i artistit që tashmë jeton në Australi, Big Basta. “Një hap përpara” ishte një nga këngët që solli dhe njëherë po të njëjtat emocione si kur e dëgjuam në momentin që u lançua në “Top Fest”. Për të gjithë nostalgjikët, një gjë është e sigurtë, që do e dëgjojnë pa ndërprerje.

Kjo ishte vetëm një nga 24 videot premierë që u publikuan ditën e djeshme në “Youtube”. Renisi bëri dhe një duet me xhaxhain e tij, Aleksandër Gjoka, me këngën “I njëjti do mbetem”.

 

Renisi ka ditur të bëjë gjithmonë zgjedhjet e duhura në muzikë, tekst, videoklip dhe kjo është arsyeja që ai dallon nga shumë këngëtarë të tjerë. Një zë dhe një artist si Renis Gjoka, i duhen patjetër skenës shqiptare.