Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Surprizat për dashamirësit e kinematografisë nuk ndalen/ Këtë javë filmi “Guxim” vjen në ekranin e shtëpisë suaj!

Nëse ju janë ‘mërzitur’ filmat romantikë apo nuk e gjeni veten tek to, atëherë filmi “Guxim” është zgjedhja e duhur për ju! Në të do të gjeni aksionin, romancën, dramën, por dhe krimin… Pra, e sigurtë që cilido qoftë zhanri juaj i preferuar, këtu do ta gjeni veten!

“Guxim” vjen me skenar dhe regji të Drilon Hoxhës, i cili është po ashtu dhe aktori protagonist i filmit.  Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.

Tashmë i njohur për dashamirësit e kinematografisë, duke qenë se premiera e tij është mbajtur në muajin prill të këtij viti, “Guxim” vazhdon ende të rrëmbejë kureshtjen e njerëzve dhe surpriza vjen pikërisht tani… Për të gjithë ata që preferojnë të shijojnë filmat duke i parë nga ekrani i shtëpisë, këtë javë filmin mund ta gjeni në GOLD HD (kanali nr. 21) dhe në çdo kohë në VOD. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)