Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.
I pyetur nga fansat se si i ka marrëdhënien me fituesin e BB VIP 2, Luiz Ejlli, Kristi tha ‘është e komplikuar’. Ndërsa kur e pyetën se kur do e ftojnë Luizin në “She’s on Top”, ai tha se do jetë surprizë.
Babalok si i ke marrëdhënie me Luizin?
Kristi: Është e komplikuar
Luizi kur do vijë ose mbajeni qershinë për në fund, merreni në finale të “She’s on Top”
Kristi: Surpriza për në fund
Para pak ditësh në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” kanë qenë të ftuar Krist Aliaj dhe Robert Aliaj. I pyetur sesi i është dukur djali i tij, Kristi tek juria e “She is on Top”, Robert Aliaj është shprehur se nuk është se gjykoi shumë, madje se është përpjekur “t’i qëndrojë larg emocionalisht”.