Celebrities Music Showbiz

Surpriza e Noizy-t për fansat e tij pak para publikimit të albumit…

Noizy ka gati albumin e ri, që si asnjëherë më parë do të sjellë në treg më 7 prill, jo pak por plot 22 këngë, të rrymave e stileve të ndryshme Love Story/Gansta/Club/Reggea/AfroBeat. Shumë bashkëpunime, me producentë e këngëtarë të suksesshëm.

Por ALPHA nuk është më thjesht një album, por një brand që u lançua me koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza”, traditë kjo që do të vijojë edhe këtë verë, në gusht, në stadiumin “Air Albania”. Por deri atëherë duket se Noizy do ta trondisë përsëri tregun me këngët e tij të reja, me albumin e tij të ri.

Tekstet e të 22 këngëve Noizy i ka shkruar të gjitha vetë ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë. Bashkëpunimet me këngëtarët do të jenë të shumta siç është ajo me Yll Limanin, Mc Kresha, Varrosin, Stinen, Elvana Gjatën, Raf Camorra-n, etj.

Edhe pse albumi publikohet me datë 7 prill, Noizy ka menduar diçka tjetër para kësaj. Artisti ka lajmëruar fansat e tij përmes një postimi në Instagram, se sot mund të dëgjojnë këngët e albumit në sheshin Nënë Tereza.

Në orën 22:00 në Sheshin Nënë Tereza ju dua të gjithëve të sillni mjetet më të bukura të Shqipërisë dhe t’i parkojmë në këtë mënyrë. Merrni shoqërinë me vete çuna dhe goca dhe së bashku do ta dëgjojmë albumin nga fillimi deri në fund para se të publikohet që do të zgjasë 1 orë fiks. Bashkia e Tiranës bashkë me @kuadr_events na mundesoi sheshin dhe një super skenë me super zerim për qejfin tonë. Mos harroni që muzika nis në orën 22:00 fiks, kështu që atje duhet të jemi pak më herët të bëhemi gati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)