Celebrities Film & Tv Showbiz

Surpriza e kombëtares shqiptare, Jasir Asani, në një rrëfim ekskluziv për “Më Lër Të Flas”!

I ftuar mbrëmjen e sotme në emsionin “Më lër të flas” ka qenë futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Jasir Asani. Ai jo vetëm se ishte një zbulim i kësaj skuadre, por edhe një surprizë mjaft e bukur për shqiptarët. Lojtari ka qenë padyshim protagonisti kryesor në ndeshjet e luajtura, duke realizuar edhe golat nga më të bukurit në Euro 2024.

Duke qenë se futbollisti është shqiptar i Shkupit, përse ka zgjedhur të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit?

Kur kam qenë 17 vjeç, kemi qenë në përgatitje me grupin dhe unë kam qenë pjesë e Maqedonisë. Më pas, më marrin në telefon nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë pjesë e ekipit. Dhe direkt erdha. Nuk e kam menduar asnjë sekondë. Unë kam pritur që të jem pjesë rreth 7 vite, edhe pse kam pasur mundësi që të jem pjesë e ekipit maqedonas.

Sa e vështirë ka qenë për Jasir Asanin që të realizonte ëndrrat e tij?

Ka qenë shumë e vështirë, sepse vetëm babi ka punuar edhe në Maqedoni nuk kanë qenë as rrogat e mira që mund të plotësonin dëshirën e të gjithëve në familje. Kanë qenë shumë vështirësi në atë kohë, sepse nuk kisha as këpucë. Babi ka bërë çdo gjë që ka mundur. Thjesht babi më ka thënë ‘Mos u dorëzo asnjëherë’.

Pas performancës së tij të shkëlqyer në kualifikueset e Euro 2024, a ka ndonjë marrëveshje për të kaluar në Europë?

Marrëveshjet nuk është se janë të përfunduara, por janë 6-7 ekipe. Janë shumë ekipe të mira. Janë në Gjermani, Itali, Spanjë e Saudi. 

Jasir dha edhe një mesazh për kombëtarët dhe të gjithë njerëzit që e kanë ndjekur në rrugëtimin e tij:

Unë edhe në fushë, edhe jashtë fushe, jam shumë krenar që luaj për ekipin kombëtar dhe do të jem deri në vdekje. Deri në frymën e fundit. Dhe do bëj çmos për çdo tifoz që të shkojmë në europian.