Është publikuar së fundmi traileri i parë i “Superpower”, dokumentari i Sean Penn për luftën në Ukrainë, i bashkëdrejtuar nga Penn dhe Aaron Kaufman. Traileri tregon se si Penn u ‘zu në befasi’ nga pushtimi, pasi kishte synuar të bënte një film për udhëtimin e Volodymyr Zelenskyt nga aktori komik për t’u bërë president i vendit.
“Superpower” përfshin skenat me Zelensky në Kiev, kur bombat e para u hodhën në qytet nga forcat ruse në shkurt 2022. Në një bisedë mes Zelensky dhe Penn në bunkerin e tij, presidenti ukrainas i drejtohet:
Ne jemi thjesht njerëz të zakonshëm që duam të jetojnë në vendin tonë.
Penn dhe ekipi i tij bënë shtatë udhëtime në Ukrainë për të xhiruar filmin, dhe diskutuan gjerësisht për konfliktin. Uniteti që ai dëshmoi, i thotë ai komentatorit konservator amerikan Sean Hannity, “të bën të kuptosh se çfarë kemi humbur”. “Superpower” i bën jehonë Zelensky-t, i cili i thotë Penn:
Ne kemi nevojë që amerikanët të kuptojnë çmimin që duhet të paguajmë për të qenë të lirë.
Filmi është pozicionuar tek optimizmi i presidentit ukrainas, të cilin Penn e përshkruan si “mishërimin e një shprese” që ai kishte kërkuar. Fabula zyrtare e dokumentarit “Superpower” e quan Zelenskyn “udhëheqësin më perfekt të kohës së luftës së epokës moderne”, duke shtuar, “ky aktor i dikurshëm i kthyer në president po e udhëheq vendin e tij në konflikt me një superfuqi bërthamore, duke u shndërruar në një qendër të historisë. Mes momenteve të mendjelehtësisë, frymëzimit dhe rrëfimeve në terren, filmi tregon se superfuqia e Ukrainës qëndron në forcën e liderit, popullit të saj dhe në fund të fundit në zemrën e saj.” “Superpower” do të shfaqet premierë më 18 shtator në Paramount+.