Supermodelja e famshme Heidi Klum ka zbuluar së fundmi se ka nënshkruar një kontratë sigurimi për këmbët e saj, por njëra prej tyre kushton më shumë se tjetra. 48-vjeçarja gjermane zbuloi në një intervistë për ‘The Ellen DeGeneres Show’ se një klient siguroi këmbët e saj për 2 milionë dollarë. Ndërkaq, Klum u shpreh se:
Kur isha e re, rashë në një xham dhe kam një shenjë të madhe. Natyrisht, që nuk duhet se e kam nxirë shumë me sprajt.
Sigurimi i disa pjesëve të trupit është një praktikë e njohur prej kohësh pasi futbollistët sigurojnë këmbët e tyre në kompanitë e sigurimeve. Kështu, në raste dëmtimesh, të gjithë shumën e shpenzuar për rehabilitimin duhet ta paguajë kompania.
Heidi Klum është tashmë një nga supermodelet më të njohura dhe më të bukura në botë, por tani ajo është gati të tregojë edhe talentin e saj në muzikë. Modelja ka bashkuar forcat me reperin Snoop Dogg dhe dyshen e producentëve Weddingcake për një këngë të re.
Kënga, e cila quhet “Chai Tea With Heidi” ishte një nga qëllimet kryesore në listën e saj për vitin e ri. Duke bërë gjithçka për të bërë përshtypje me debutimin e saj, videoklipi shoqërues është xhiruar nga fotografi i njohur, Rankin. Me një paraqitje të nxehtë në klip së bashku me reperin, Heidi dëshmon se ‘më pak është më shumë’, duke u shfaqur pa reçipeta nën fustanin e saj të tejdukshëm, ndërsa Snoop zgjodhi një xhaketë tipike ngjyrë portokalli të zbukuruar me gëzof.