Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Supermodelja Gisele Bundchen paralajmëron se së shpejti do të publikojë librin e saj të gatimit “Nourish”!

Fansat e supermodeles Gisele Bundchen më në fund do të hedhin një vështrim në dietën e yllit të pasarelave pasi 43-vjeçarja njoftoi në Instagram se po publikon një libër gatimi. Modelja e bëri njoftimin duke shtuar se do të zbulojë gjithashtu disa nga ritualet e kujdesit për veten. I titulluar “Nourish”, Bundchen ndau kopertinën e librit të saj, i cili do të dalë vitin e ardhshëm dhe shkroi këto fjalë:

Jam shumë e emocionuar të shpall librin tim të ri të gatimit, Nourish. Njerëzit gjithmonë më pyesin se çfarë ha dhe si qëndroj në formë. Ushqimi i mrekullueshëm është diçka për të cilën kam pasion dhe është jetike për një mënyrë jetese të shëndetshme. Në Nourish, ndaj recetat e preferuara të familjes sime, të thjeshta dhe të shijshme dhe disa rituale të kujdesit për veten që më ndihmojnë shumë në jetën time, veçanërisht si një nënë e ngarkuar dhe që punon. Jam e lumtur që mund ta ndaj këtë libër gatimi me të gjithë ju! Shpresoj t’ju pëlqejë! Shikoni, tani është i disponueshëm për porositje paraprake dhe do të dalë në mars.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

Ky njoftim vjen ndërsa thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se Bundchen po takohet me instruktorin e saj, Joaquim Valente. Të dy banojnë në Miami dhe janë fotografuar shpesh së bashku, megjithëse Gisele kohët e fundit pranoi se qëndronte larg syrit të publikut që nga divorci me Tom.