Chrissy Teigen ka zbuluar së fundmi se djali i saj dhe John Legend është diagnostikuar me diabet të tipit 1. “Shumë prej jush vunë re diçka pak të veçantë në një foto që postova disa ditë më parë me fëmijët Luna, Miles dhe unë duke bërë tifozëri për sportisten Simone Biles dhe ekipin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike,”-shkroi ajo në profilin e saj në Instagram. “Miles kishte ngritur duart dhe ju arritët ta kuptonit dhe ju më shkruajtët mesazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë në këtë platformë.”
Teigen pranoi se ajo është e vetëdijshme për faktin se gjërat mund të shkojnë edhe shumë më keq. “Shumë prindër në mbarë botën po kalojnë gjëra të pazbuluara që nuk mund t’i imagjinonin kurrë. Unë ia them vetes këtë sa herë që kam një alarm të kuq përmes telefonatave apo mesazheve.”
Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend siç e dimë kanë katër fëmijë. Ndonëse publikon shpesh fotografi të fëmijëve të saj në Instagram, modelja e njohur ka treguar se nuk dëshiron që ata t’i bashkohen rrjeteve sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme. “Unë mund të jem në celularin tim për ndoshta një orë në fundjavë”-tha ish-modelja në Samitin e Prindërimit Digital Aura, duke shtuar se ishte e turpëruar që fëmijët e saj mund të shihnin reklama të papërshtatshme. Ajo thotë se ëndrra e saj është që ata të mos përdorin rrjetet sociale.
“Më mirë që ata të mos jenë në rrjetet sociale. Unë dua që ata të jenë të sigurt, të lumtur dhe të suksesshëm si fëmijë. Shumë njerëz më kuptojnë sepse jam nënë. Më pëlqen të kem një komunitet në rrjete sociale, kështu që unë mund të ndajë uljet dhe ngritjet dhe njerëzit mund të shohin gjithçka.”-vijoi Teigen.