Bella Hadid siç tanimë të gjithë e dimë është një nga supermodelet më të njohura e më të kërkuara në nivel ndërkombëtar, imazhi i markave shumë të njohura, si dhe e kërkuar nga stilistët më të njohur. Së fundmi, thuhet se bukuroshja do të ketë një rol edhe në një serial televiziv duke i shtuar karrierës së saj edhe një pjesë në fushën e aktrimit.
Siç raporton ‘Variety’, Bella sapo i është bashkuar kastit të serialit televiziv ‘Hulu Ramy’, një dramë-komedi amerikane e transmetuar që sheh Ramy Youssef, i cili është gjithashtu regjisor, producent dhe bashkë-krijues i serialit, në rolin kryesor.
Supermodelja do të luajë në sezonin e tretë të serialit. Nuk është hera e parë që ky serial pasurohet me fytyra të njohura. Gjatë dy sezoneve të para, fituesja e çmimit ‘Oscar’, Mahershala Ali, Jake Lacy, Mia Khalifa dhe Michael Chernus morën pjesë gjithashtu në role të ngjashme si të ftuara.
Për momentin, produksioni nuk ka zbuluar asnjë detaj për rolin që do të luajë modelja dhe as për ndonjë lidhje me personazhet e tjerë. Komedia, tani në sezonin e saj të tretë, u nominua për një çmim Emmy dhe luan, përveç Ramy Youssef, edhe Laith Nakli, Hiam Abbass, Amr Waked, May Calamawy, Dave Merheje, Mohammed Amer dhe Steve Way. Filmi artistik vendos komedianin Ramy Youssef në rolin e një egjiptiano-amerikani të gjeneratës së parë që jeton në Nju Xhersi dhe e gjen veten duke jetuar në mesin e një komuniteti mysliman që beson se jeta është një provë morale.
Sjellim në vëmendje se mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda është kritikuar së fundmi nga ndjekësit pasi Bella zbuloi se bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare. Përdoruesit e Twitter-it e kanë kritikuar Hadid për lejimin e fëmijve të saj që të bënin operacione në një moshë kaq të re, madje disa kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë një nënë të keqe.