Disa të famshëm, pavarësisht nga mosha e tyre, duket se kanë zbuluar sekretin e rinisë së përjetshme. Thënia popullore: “Mosha është thjesht një numër”, me të vërtetë merr kuptim kur bëhet fjalë për këto supermodele të cilat edhe sot e kësaj dite tërheqin vëmendjen me sharmin dhe bukurinë e tyre. Ne po ju risjellim në kujtesë fotot e para disa viteve me fotot e shkrepura së fundmi të këtyre ikonave të modës të cilat thjesht bëhen më të bukura me kalimin e moshës.