Barcelona me superkompjuterin e ri Mare Nostrum 5, instalimi i të cilit pritet të përfundojë në fund të këtij viti, do të rikthehet si lider në hartën evropiane të superkompjuterëve. Mare Nostrum 5 do të jetë 15 deri në 20 herë më i fuqishëm sesa versioni i tanishëm Mare Nostrum 4, që është super kompjuteri i dytë më i fuqishëm në Evropë dhe i 13 në botë, ku është 10 mijë herë më i shpejtë sesa gjenerata e parë e këtij kompjuteri të prodhuar në vitin 2004, që asokohe konsiderohej si më i fuqishmi në Evropë.
Punët në instalimin e versionit më të ri të superkompjuterit tashmë kanë filluar në qendrën kompjuterike në Barcelonë (BSC). Mare Nostrum 5, i cili do të duhet të jetë i gatshëm për punë gjatë vitit të ardhshëm, do të ketë fuqi maksimale të procesorit prej 200 petaflopë, që do të thotë se do të kryejë 200 miliardë operacione për sekondë.
Ai do të përdoret për hulumtime mjekësore, përfshirë barnat, vaksinat dhe simulimet e përhapjes së një virusi si dhe për parashikime të ndryshimeve klimatike, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe hulumtime tjera të shumta. Shpenzimet totale për blerjen, instalimin dhe punën gjatë pesë viteve kap vlerën e 223 milionë eurove, ku gjysma e shumës do të financohet nga Bashkimi Evropian. Mare Nostrum 4 gjatë vitit të kaluar ka fituar 47.2 milionë euro, ku 9.2 milionë nga qeveritë spanjolle dhe ajo katalunase, kurse 21.6 milionë tjera nga komisionit evropian.