Tech

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidh dilemën dhjetëvjeçare!

Kompjuteri më i fuqishëm në botë është përdorur për një arritje të rëndësishme shkencore. Shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar Oak Ridge (ORNL) kanë qenë në gjendje të përdorin superkompjuterin më të fuqishëm në botë, Frontier, për t’u afruar një hap më afër zgjidhjes së një problemi madhor në fizikën bërthamore. Hulumtimi i tyre është fokusuar në deshifrimin e vetive magnetike të bërthamës atomike Ca-48 dhe një nga fizikantët tha se “bërthama Ca-48 prishet shpejt sepse ka ndërveprime të forta magnetike dhe një nga forcat më të larta të tranzicionit”.

“Ca-48, lloji i veçantë i atomit i përdorur në hulumtim, ka një strukturë shumë të qëndrueshme dhe është i dobishëm për studimin e forcave që i mbajnë atomet së bashku ose i ndajnë ato. Ai ka 20 protone dhe 28 neutrone, të cilat shkencëtarët i quajnë “magji e dyfishtë”-tha ORNL në një deklaratë. Sjellja e këtij atomi ka qenë në pikëpyetje që nga viti 1948 dhe për t’iu afruar të paktën një hapi përgjigjes së pyetjes se si funksionon Ca-48, ekipi ORNL përdori superkompjuterin Frontier për të kryer më shumë se një trilion llogaritje në sekondë.

“Fuqia e jashtëzakonshme e sistemit i lejoi ekipit të kryente simulimet e nevojshme me efikasitet dhe saktësi mahnitëse”-tha laboratori. Tranzicioni magnetik i Ca-48 përkoi me rezultatet e eksperimenteve me rreze gama, të cilat zgjidhën kryesisht një nga problemet më të rëndësishme në fizikën bërthamore. Rikujtojmë se Intel ka krijuar kompjuterin më të madh neuromorfik në botë, i cili është krijuar për të imituar punën e trurit të njeriut.

Pajisja duhet të mundësojë ekzekutimin e modeleve më komplekse të inteligjencës artificiale sesa është e mundur në kompjuterët konvencionalë, por ekspertët paralajmërojnë se ka pengesa inxhinierike për t’u kapërcyer përpara se pajisja të mund të konkurrojë ose të tejkalojë teknologjinë ekzistuese. Kompjuterët neuromorfikë ndryshojnë nga makinat tradicionale në atë që përdorin neurone artificiale për të ruajtur dhe përpunuar të dhëna, në vend që të lëvizin të dhënat midis komponentëve të ndryshëm, gjë që është një problem i zakonshëm me kompjuterët e sotëm.