Disa ditë më parë nëpërmjet disa videove në Instagram, Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmëruan se do të vinin me një bashkëpunim. Të dy artistët shpërndanë video të njëri-tjetrit në rrjetet e tyre sociale, ku artistët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit dhe më pas publikuan një pjesë nga kënga e tyre, e cila titullohet “A e din”.
Pritjes më në fund i erdhi fundi, vetëm pak më parë kënga u lansua dhe duket se do të jetë një këngë shumë e suksesshme, pasi është pëlqyer menjëherë nga të gjithë dhe është shpërndarë kudo duke arritur kështu plot 1 milion klikime. Epo, nuk kishte si të shkonte ndryshe me një projekt nga dy artistë që prodhojnë gjithmonë muzikë shumë të mirë.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Xhensilës dhe Elgitit. Disa vite më parë, në fillimet e karrierës së tyre, ata kanë publikuar “Liar”, këngë e cila gjithashtu ka pasur një sukses asokohe.
Xhensila ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të disa projekteve të reja dhe se ishte shumë e emocionuar për këtë. Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë gjithmonë me ‘look-un’ e tyre.