Filmi i animuar, i cili paraqet Chris Pratt si zërin e ‘Mario’-s, do të jetë përshtatja e parë kinematografike e serisë së njohur të videolojërave që nga viti 1993. Aspekti më befasues i trailerit ishin pinguinët, të cilët janë marrë nga filmi “Mario 64”. Një trailer i sapo publikuar mbi filmin e ardhshëm të Nintendo, “The Super Mario Bros. Movie”, shfaqi zërin e Princeshës Peach, të luajtur nga Anya Taylor-Joy.
Peach ka qenë për një kohë të gjatë një personazh dytësor ndërsa në trailerin e ri, shfaqet skena ku ajo duket e vendosur në një lloj lugine të çuditshme në ‘Mbretërinë e Kërpudhave’. Traileri gjithashtu shfaqi Princeshën Peach duke luftuar kundër Jack Black’s Bowser, një rol që u soll si risi e këtij episodi të ri.
Një nga posterat e zbuluar shfaq Mario-n mbi atë që duket se është një hartë e qytetit të New York-ut në lagjen ‘Brooklyn Heights’ të shfaqur dukshëm, duke bërtitur se kjo është vendlindja e Mario-s. Një tjetër poster, i shpërndarë nga faqja zyrtare e filmit, zbuloi një pamje të bukur të brendshme të kështjellës të Princeshës Peach, e cila duket më rrëzëllitëse se më parë. Traileri i dytë i filmit të ardhshëm, ngjalli shumë pyetje për fansat, ku duket se filmi është frymëzuar shumë nga loja “Super Mario“.
Në trailer u shfaqën armiq të shumtë nga lista e gjatë e hajdutëve të serialit, si Bullet Bill dhe u shfaqën disa personazhe me superfuqi, si Tanooki. Në një sekuencë, Princesha Peach merr fuqitë e lules së zjarrit, duke zëvendësuar në këtë mënyrë, skemën e saj rozë me ngjyrat emblematike të luleve të zjarrit të lojës.
Traileri i parë për filmin mori kritika të mëdha për performancën e personazhit kryesor. Reagimet fillestare ndaj Taylor-Joy’s Peach duket se janë më të favorshme se traileri i mëparshëm. Filmi i Nintendo “The Super Mario Bros. Movie” është planifikuar të dalë në treg më 7 prill 2023.