“The Tragedy of Macbeth” është prodhimi më i ri bardh e zi, me regji të Joel Coen, i cili bazohet në dramën me po këtë titull të William Shakespeare. Në rolet kryesore paraqiten Denzel Washington dhe Frances McDormand.
Trailerin e këtij filmi të cilin e lançuan kompanitë Apple dhe A24, sjell në skenë dredhitë e çiftit, dredhitë për pushtet në Skoci dhe në fund zhytjen e tyre në çmenduri. Ai tregon klipe të ndara, zogj të mëdhenj të zi në qiell, Macbethin duke ecur me mundim nëpër shkretëtirë dhe zonjën Macbeth e cila me frikë shikon përtej krahëve të saj.
Dialogu i vetëm që dëgjohet është zëri i një shtrige, duke interpretuar njërin prej rreshtave më ikonik të dramës: “diçka e ligë po vjen”.
Me role në këtë film paraqiten edhe aktorët: Corey Hawking e cila veçohet për praraqitje me rol edhe në serinë “The Walking Dead”, Moses Ingram nga filmi “The Queens Gambit” , Brendan Gleeso e të tjerë.
Për Joel, ky është filmi i parë që realizoi vetëm, pa vëllain e tij Ethan Coen.
“The Tragedy of Macbeth” do të shfaqet premierë botërore në festivalin e filmit në Nju Jork me 24 shtator 2021. Në mënyrë të limituar do të shfaqet në kinema me 25 dhjetor, ndërkaq në platformën Apple TV+ do të transmetohet me 14 janar 2022.