Sport

Sulmuesi refuzoi ofertën nga Arabia, Flick nuk e ka në konsideratë!

Situata ekonomike e Barcelonës nuk është më e mira. Për të siguruar të paktën një mes Nico Williams dhe Dani Olmos, duhet të largohet një sulmues. Në fakt, siç raporton “Sport”, sulmuesi që pritet të gjejë një destinacion të ri është braziliani Vitor Roque.

Sulmuesi vlerësohet 40 milionë dhe me këtë shumë mund të largohet nga Barcelona 6 muaj pas mbërritjes së tij. Në këtë rast, do të ishte një dështim i vërtetë, duke pasur parasysh pritshmëritë në lidhje me lojtarin e lindur në vitin 2005, kur ai erdhi nga Athletico Paranaense në janar 2024.

Në pjesën e dytë të sezonit, në fakt, ai shënoi vetëm 2 gola në 16 ndeshje ndërmjet La Ligas dhe Kupës së Mbretit. Është e qartë se atij do t’i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur, por trajneri i ri Flick nuk e konsideron atë thelbësor. Përballë një oferte të përshtatshme, ai mund të largohet për të arritur objektivat e vendosura.

Gazeta katalanase shkruan se drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë një skuadër të, por lojtari tashmë ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite. As ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk po mendojnë as mundësinë për t’u larguar nga Evropa dhe për të fluturuar në Arabinë Saudite, të paktën për momentin. Prandaj janë duke u studiuar zgjidhje të tjera.