Bota

Vetëdorëzohet një nga autorët e dhunimit të avokatit Mëngjesi, drejtori i policisë jep detaje!

Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp, për të dhënë detaje mbi dhunimin që iu bë mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokatit Sokol Mëngjesi, nga katër persona.

Ata janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç.

Ndërkohë Policia sqaron se Romario Tabaku ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.

Vocaj bën me dije se në vijim të hetimeve është shoqëruar Dritan Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Autorët tha ai nuk ka qenë të paguar, por ata kanë lidhje familjare dhe krushqie me njëri-tjetrin, ndërsa plani mendohet të jetë organizuar një muaj më parë nga Dritan Nano.

Ndërkohë Dorjan Alia u vetëdorëzua, ndërsa Tonin Vocaj ishte në konferencë për mediat. Vijojnë ende të jenë në kërkim tre të tjerët, për të cilët policia ka vënë në dispozicion shumën 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tyre.