Sulmi terrorist i 27 marsit ndaj Top Channel, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se vrasja e punonjësit ishte aksidentale, por plumbi nuk ka qenë rikoshet. Softa foli në emisionin “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel ku me detaje përshkroi si mund të ketë ndodhur sulmi me kallashnikov drejt godinës së televizionit kombëtar, Top Channel.
Unë mendoj që është aksidentale, nuk ka qenë objektiv punonjësi i shërbimit. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pasur mundësi ta shikoj me shumë vëmendje dhe përdorimi i armës apo qitja me kallashnikovë ka ndodhur. Ju keni një perimetër në atë strukturë, e cila ka dy porta hyrëse: porta e parë, ku ka dhe një stacion më të perqëndruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet.
Meqë në portën e parë keni telekamerat që gjithashtu kontrollojnë regjimin e hyrjes e të daljes, si edhe rrugën, atëherë mesa duket atentatorët nuk kanë qëlluar në këtë moment, por qëlluan pasi i kaluan kamerat. Kanë përdorur armën duke qëlluar strukturën, pra katin e dytë deri në lartësinë e katit të tretë. Arma ka krijuar një sinusoid, pra hekurat shpues dhe pjesa e strukturës sipër kanë një sinusoid e ndërprerja e qitjes vjen pikërisht në momentin që vjen afër portës fundore.
Nëse do të kishte objekt punonjësin e shërbimit, ai ishte në vendin me sheshpamjen më të pastër e më të dukshme për të qëlluar në vijë të drejtë punonjësin e shërbimit. Por, pikërisht aty në ato moment është ndërprerë. Plumbi i parafundit ka qenë shpuzë, pra nuk ka qenë rikoshet, ka qenë shpuzë dhe ai ka vajtur drejtpërdrejt, bëri shpimin e tubit, shpoi drejtpërdrejt kabinën, jo xhamin, pjesën e poshtme dhe ka përshkuar trupin e punonjësit të shërbimit. Dëmtoi pjesën e pasme e aty ndaloi, aty ka fjetur plumbi.
Policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për kapjen e autorëve.