Vazhdojnë luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të izraelite. Këto të fundit kanë publikuar pamjet e sulmeve në ndërtesa të shumta në Rripin e Gazës ku thuhet se ndodhen objektivat ushtarake të Hamasit.
Avionët luftarakë kanë sulmuar “infrastrukturën operative” të Hamasit. BBC raportoi për shpërthime pranë Kullës VVatan, një kompleks i madh tregtar në Gaza. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po diskutojnë ndihmën e mundshme ushtarake. Kështu ka thënë një zyrtar i administratës amerikane.
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi dje se Izraeli ka hyrë në një luftë të gjatë dhe të vështirë, pas sulmit të paprecedentë më parë nga Hamasi.
Të paktën 300 të vdekur, 1450 të plagosur dhe 164 pengje raportohen në Izrael. Ndërsa Izraeli u përgjigj me operacionin ‘Shpata të Hekurta’ duke lënë të vdekur 232 viktima në Gaza.
Autoritetet thonë se dhjetëra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, po mbahen peng në Gaza. Në raportimet e fundit thuhet se forcat izraelite të sigurisë kanë marrë kontrollin e një stacioni policie në qytetin jugor të Sderot, duke vrarë të paktën 10 luftëtarë palestinezë pas një përplasjeje një orëshe. Më herët kishte raportime se forcat izraelite shkatërruan një pjesë të stacionit të policisë me një buldozer për të hyrë në objekt.
Lajmi në përditësim…