Sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Gazën vranë të paktën 61 persona në 48 orë, kanë njoftuar mjekët lokalë, ndërsa forcat izraelite luftonin me militantët e udhëhequr nga Hamasi.
Njëmbëdhjetë muaj pas luftës, raunde të shumta të diplomacisë deri më tani nuk kanë arritur në një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjellë lirimin e pengjeve izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Gazë, si dhe shumë palestinezë të burgosur në Izrael.
Bëhet e ditur se një sulm ajror izraelit në kompleksin e shkollës Halima Al-Sa’diyya që shërben si strehë për njerëzit e zhvendosur në kampin urban të refugjatëve Jabalia vrau të paktën tetë persona dhe plagosi 15 të tjerë.
Ushtria izraelite tha se sulmi kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit brenda kompleksit.
Ajo akuzoi grupin militant islamik për shfrytëzim të vazhdueshëm të civilëve dhe infrastrukturës civile për qëllime ushtarake, një akuzë që Hamasi e mohon.
Ndërsa pesë persona të tjerë u vranë në një sulm në një shtëpi në qytetin e Gazës.