Aktualitet Bota

Sulm terrorist në Tel Aviv, konfirmohen 8 viktima dhe 9 të plagosur!

Një sulm terrorist dyshohet se ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit, pranë një stacioni hekurudhor. Konfirmohen tetë të vdekur dhe nëntë të plagosur.

Sipas Jerusalem Post, dy terroristë që hapën zjarr duke dalë nga treni u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë.

Policia dyshon se të paktën një terrorist tjetër është ende i pranishëm në zonë.

Hetimet për shkaqet e ngjarjes vazhdojnë, ndërkaq nuk bëhen me dije detaje të tjera.