Bota

Sulm me armë në Gjermani! Autori vret dy persona dhe më pas veten!

Një burrë ka vrarë dy persona dhe më pas veten gjatë një sulmi më 14 korrik në një shtëpi në Lautlingen, fshat në Gjermani, tha policia lokale.

Dy gra po ashtu janë plagosur rëndë gjatë sulmit.

Paraprakisht, për këtë sulm raportoi gazeta gjermane Bild.

Sipas policisë gjermane, publiku i gjerë nuk është në rrezik pas këtij sulmi.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar për motivin e sulmit.

Vijon…