Aktori dhe regjisori i njohur Ben Affleck duket se i ka dhënë disa këshilla mikut të tij të vjetër, Matt Damon, për të shpëtuar martesën e tij 18-vjeçare me bashkëshorten Luciana Barroso. Një burim i brendshëm ka treguar se bashkëshorti i Jennifer Lopez, nisur nga eksperienca e tij i ka sugjeruar Matt dhe Luciana-s terapinë si zgjdhjen e vetme të problemeve te tyre.
“Ben vetë pranoi se e vetmja gjë që i mban Jennifer-in dhe atë së bashku është terapia”,-shtoi burimi. Duke besuar në këshillën e mikut të tij, Matt dhe Luciana ndoqën terapinë, duke çuar në një rizbulim të romancës së tyre dhe një nivel krejtësisht të ri komunikimi. Matt dhe Luciana po punojnë për martesën e tyre dhe po gjejnë mbështetje te miqtë e tyre të famshëm.
Rikujtojmë, se Matt Damon e quajti refuzimin e një roli kyç në filmin “Avatar” të vitit 2009 si ‘budallallëku më i madh që një aktor ka bërë ndonjëherë në historinë e aktrimit’. 52-vjeçari, duke folur me Entertainment Tonight teksa është përfshirë një fushatë të re promovuese të Stella Artois me Zoe Saldana të “Avatar”-it, u pendua për vendimin e tij duke refuzuar pjesëmarrjen në filmin që theu rekorde. Ylli do të kishte grumbulluar rreth 250 milionë dollarë për të luajtur rolin e Jake Sully, të luajtur nga Sam Worthington, në filmin e James Cameron përballë personazhit të Saldana-s, Neytiri.