Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.
Beatrix tashmë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Teksa momentalisht po shijon suksesin e këngës “Ma shumë se ti” me Dj Geek, ajo nuk është mjaftuar me kaq por po vazhdon punën për të sjellë sërish projekte të reja.
Me anë të bashkëpunimit të saj më të fundit, Trixa ka arritur të renditet në ‘top 5’ e klasifikimit të Top Awards dhe të marrë mbi 2 milion klikime me ‘Ma shumë se ti’!
Padyshim që teksti i këngës së saj të sapopublikuar me Dj Geek u komentua shumë pasi fjalët u konceptuan si një dedikim për Donaldin, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje në “Big Brother VIP”, por që u ndanë menjëherë pas spektaklit.
Megjithatë, së fundmi, në rrjet po qarkullon një video nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku këngëtarja thotë se këngën e ka realizuar përpara se të hynte në këtë spektakël.