Te shumtë janë personazhet e famshëm që ndër vite ia kanë besuar atij veshjet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Ai është shumë i përkushtuar në ҫdo detaj të secilës prej veshjeve që krijon, duke qenë koherent me tendencat botërore e shpeshherë duke e sjellë ai vetë atë që do të shndërrohet në trend.
Po flasim për Valdrin Sahitin, i cili ka spikatur me kreativitetin e tij. Suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger në evente shumë të rëndësishme.
E këtë herë një tjetër yll botëror ka zgjedhur stilistin dhe bëhet fjalë për këngëtaren amerikane Chloe Bailey. E veshur për eventin e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2022”, bukuroshja ka shëlqyer me një fustan të zi lëkure të hapur në një anë, një krijim që padyshim ‘bërtet’ emrin e Valdrinit.
Së fundmi, ylli televiziv Khloe Kardashian në daljen e saj të fundit publike gjithashtu ka zgjedhur një fustan të punuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Valdrini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një video ku shihet Khloe, Valdrini ka shprehur falënderimit ndaj yllit Kardashian për përzgjedhjen e markës së tij.