Celebrities Live From Tirana

Suela Bako zbulon sfidat e të pasurit partnerin koleg, flet për martesën e lumtur me Romir Zallën!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar sot në “Live From Tirana” ishte aktorja dhe regjisorja Suela Bako. Ajo zbuloi sfidat e të pasurit partnerin koleg, teksa u shpreh për martesën e lumtur me Romir Zallën!

Kemi bërë 21 vite martesë, të gjitha eksperiencat i kam kaluar me të…

Kur partnerët janë dhe kolegë duket sikur ajo dera që të nxjerr nga shtëpia në punë nuk ekziston, të njejtat biseda, të njejtët kolegë, të njejtat shqetësime. Ka gjëra shumë të bukura, ti ke mundësi të kuptosh dhe të kuptohesh.

Dhe cili ka qenë çelësi i suksesit sipas saj?

Ka ardhur shumë natyrshëm mbështetja. Ka qenë reciproke.

Më tej ajo tregoi rëndësinë e këshillave të njeriut të zemrës, teksa këndvështrimi i partnerit është më i ftohtë në disa raste.

E kam të rëndësishme të këshillohem gjithmonë nga ai.