Bota

Suedia vendos rregulla strikte për fëmijët nën 13 vjeç që blejnë produkte kozmetike!

Një zinxhir kryesSuedia vendos rregulla strikteor i farmacive suedeze po prezanton kufizime moshe për kujdesin kundër plakjes së lëkurës mes shqetësimeve në rritje në të gjithë Evropën për efektet potencialisht të dëmshme në lëkurën e fëmijëve. Zinxhiri ‘Hjartat’, i cili ka rreth 390 farmaci në Suedi, do të ndalojë shitjen e produkteve të kujdesit të avancuar të lëkurës të cilat përmbajnë përbërës të tillë si acidet AHA, acidet BHA, vitamina A, vitamina C dhe enzima ‘peeling’ për klientët nën moshën 15 vjeç, përveç nëse ata kanë pëlqimin prindëror ose një gjendje përkatëse të lëkurës.

Një zinxhir produktesh për kujdesin e lëkurës i tha televizionit SVT se 20-40% e klientëve të tij tani janë nën moshën 13 vjeç. Raportet sugjerojnë se një numër në rritje i fëmijëve në të gjithë Evropën, përfshirë 10-vjeçarët në Mbretërinë e Bashkuar, po i drejtohen kujdesit të shtrenjtë kundër plakjes të ndikuar nga ajo që ata kanë parë në rrjete sociale.

Ekspertët kanë frikë se mund të ketë një efekt fizik të dëmshëm në lëkurën e tillë të re dhe shqetësohen për ndikimin psikologjik te fëmijët që janë të fiksuar pas plakjes. Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes. I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën.

Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore. Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe. Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes.