Sport

Suedia, ndeshje miqësore për t’i bërë homazh karrierës së Ibrahimoviç!

Suedia do të luajë kundër Serbisë një ndeshje miqësore, që i bën homazh karrierës së Zlatan Ibrahimoviçit.

Ka kaluar pothuajse një vit nga tërheqja e gjigantit suedez nga skena konkurruese (ndeshja e fundit ishte Milan-Verona).

Dymbëdhjetë muaj pas këtij njoftimi, Suedia është gati t’i bëjë homazhe me një ndeshje miqësore që do të shërbejë si një festë e vërtetë e bëmave të kampionit të Malmoes, golashënuesi më i mirë i kombëtares skandinave (62 gola).

Siç njoftoi Federata vendase e Futbollit me një postim në “X”, Suedia do t’i bëjë homazhe Ibrahimovicit në ndeshjen miqësore të planifikuar kundër Serbisë më 8 qershor.

Nuk do të jetë një ndeshje përgatitore për Euro 2024, pasi Kulusevski dhe shokët e tij nuk arritën ta siguronin kualifikimin në finalet e Evropianit.

Ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Serbisë do të zhvillohet në “Friends Arena” në Solna. Pavarësisht dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, suedezët do të kenë mundësinë të festojnë në mënyrën më të mirë bëmat e Ibrahimovicit.

Ibrahimovic mund të mburret me statistikat më të mira në ekipin e tij kombëtar: 122 ndeshje dhe 62 gola. Askush në Suedi nuk ka bërë më mirë se ish-sulmuesi i Milanit.