Bota

Stuhia katastrofike rrafshoi të gjithë ishullin, i drejtohet Xhamajkës…

Uragani Beryl, i kthyer në një stuhi katastrofike të kategorisë 5, i është drejtuar Xhamajkës pasi la një vazhdë shkatërrimesh në ishujt Karaibe, e pushtoi vëmendjen e botës.

Beryl po vazhdon të thyejë rekorde pasi një sezon jashtëzakonisht të hershëm uraganesh dhe konsiderohet si stuhia e dytë e Atlantikut me një fuqi të tillë, e regjistruar në muajin korrik.

Forcimi alarmues i këtij uragani, sipas CNN, është ushqyer nga ujërat pazakonshmërisht të ngrohta të oqeanit, pasojë sipas ekspertëve e ndotjes nga karburantet fosile që ka nxehur planetin. Stuhia ka marrë të paktën 7 jetë njerëzish në Grenada, Venezuelë dhe Shën Vincent. Në ishullin Union Island, pothuajse cdo ndërtesë është rrafshuar ose ka pësuar dëmtime të mëdha.

Zor të gjesh në këto momente ndonjë ndërtesë në këmbë; Godinat janë rrafshuar, rrugët janë bllokuar, linjart elektrike kanë rënë, tha një banore e Union island, Katrina Coy. Një tjetër banor, i cili qëndron atje që prej 1985-sës, e kishte përjetuar edhe pasojat e Uraganit Ivan në 2004-tën, tha se Beryl është i një niveli krejt tjetër. “Sot, nëntëdhjetë për qind e ishullit është fshirë”, pohoi ai.

“Uraganet nuk e dinë se çfarë muaji është, ata njohin vetëm kushtet që mjedisi u krijon. Beryl po thyen rekorde për muajin qershor, sepse reagon si në shtator”, shprehet eksperti i uraganëve, Jim Kossin, këshilltar shkencor në Fondacionin First Street. Temperaturat e ngrohta mbi normalen të oqeaneve kanë nxitur forcimin e paprecedentë të Beryl-it, e këtu sigurisht që ka gjurmë edhe dora e njeriut, shprehet ai.