Bota

Stuhia godet Italinë/VIDEO!

Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës. Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje.

Situata më e rëndë ishte në Baiano, ku termocentrali Via Libertà u zhyt nën ujë. Shumë persona u shpëtuan nga zjarrfikësit. Ndërkohë, rruga që përshkon qytetin në Mugnano del Cardinale u kthye në lum duke marrë para makinat e parkuara. Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për persona të lënduar.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka thënë se njerëzit kanë përgjegjësi për të ulur emetimet ose rrezikojnë një katastrofë në mbarë botën. “Paqësori është sot zona më e cënueshme e botës”-i tha ai BBC-së në Takimin e Liderëve të Forumit të Ishullit të Paqësorit në Tonga. “Ka një padrejtësi të madhe në lidhje me Paqësorin dhe kjo është arsyeja pse jam këtu.”

“Ishujt e vegjël nuk kontribuojnë në ndryshimin e klimës, por gjithçka që ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike shumëfishohet këtu”. Por përfundimisht “detet në rritje po vijnë për të gjithë ne,” paralajmëroi ai në një fjalim në forum, ndërsa OKB-ja paraqiti dy raporte të veçanta mbi rritjen e nivelit të detit dhe se si ato kërcënojnë kombet ishullore të Paqësorit.

Raporti i Organizatës Botërore Meteorologjike të Gjendjes së Klimës në Paqësorin Jugperëndimor thotë se ky rajon përballet me një goditje të trefishtë të rritjes së përshpejtuar të nivelit të detit, ngrohjes së oqeanit dhe acidifikimit një rritje në aciditetin e detit sepse po thith gjithnjë e më shumë dioksid karboni. “Arsyeja është se azrat serrë të prodhuara në masë dërrmuese nga djegia e lëndëve djegëse fosile po gatuajnë planetin tonë”-tha Guterres.