Food & Drink Lifestyle

Studimi zbulon se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë!

Kohët e fundit, shumë njerëz po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën.

Më pak ujë në trup

Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë. Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup. Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.

Mungesë energjie

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur njeriu heq dorë nga karbohidratet organizmi plogështohet sepse në vend të glukozës djeg ketone për energji. Ky fenomen njihet si ‘gripi i karbohidrateve’ sepse simptomat janë të ngjashme. Njeriu përballet me tharje të gojës, lodhje, dobësi, marramendje, probleme me gjumin dhe mjegullim të trupit.

Më pak neps

Karbohidratet rritin nepsin dhe aktivizojnë shumë pika varësie në tru. Mungesa e tyre do ta përshtasë trurin me nevoja të reja. Në vend të ushqimeve jo të shëndetshme do të hani më shumë ushqime me fibër dhe më pak sheqer.