Nuk ka rëndësi nëse nuk je duhanpirës.
Kjo është mënyra më e thjeshtë për të shpjeguar fenomenin e njohur ndryshe si duhanpirja e dorës së tretë. Shkencëtarët shpjegojnë se tymi i cigares në një dhomë përthithet edhe pasi cigarja është ndezur orë e ditë më parë.
Ky tym mbetet në mure, karrige, divane, tapete e mobiljet e dhomës suaj. Problemi qëndron tek fakti se ky rrezik është i padukshëm dhe përmban një numër të lartë substancash të dëmshme. Karakteristika të tilla e bëjnë këtë tym akoma edhe më shqetësues se tymi i cigares së dorës së dytë, që përthithet edhe duke mos qenë i ekspozuar ndaj tymit të dukshëm.
Në studimet e fundit është vënë re se tymi i dorës së tretë ishte prezent në shtëpinë e individëve edhe pas 9 vitesh. Profesori i Universitetit të San Diegos, George Matt, dhe bashkëautor i këtij studimi, pohon se prezenca e tymit të cigares dhe aromës që ai lë pas vërtetojnë fare thjesht shenjat e duhanpirjes tretësore në një dhomë, madje edhe mungesa e aromës së tymit e bën këtë fenomen akoma edhe më problematik.
Kërkuesi shkencor Dr. Hugo Destelace, konfirmon se ekspozimi ndaj një doze ditore të këtij tymi tretësor lidhet me frymëmarrjen dhe përthithjen e tij përmes lëkurës. Kontakti i vazhdueshëm përmes nuhatjes dhe prekjes, ekspozimi kronik mund të nxisë shfaqjen e problematikave shëndetësore. Mjeku e krahason këtë dukuri me atë të një sfungjeri i cili përthith të gjithë ujin ndaj të cilit ekspozohet.
Si të pastroni ambientet e shtëpisë suaj nga tymi tretësor?
Për të bërë një pastrim sa më të mirë, Dr Rachel Record specifikon se mënyra më e mirë është që të ndryshoni mobiljet e vjetra me të reja. Pas këtij ndryshimi thelbësor, mos lejoni që të pihet cigare në këto mjedise, kështu shmangni kontaminimin e objekteve të reja me tymin e cigares. Edhe pse për shumë duhanpirës diçka e tillë është e vështirë, rutina juaj duhet t’i përshtatet këtij ndryshimi.
Duke qenë se shumica e duhanpirësve pinë cigare prej nikotinës, shumë prej tyre kalojnë tek alternativat me risk të reduktuar siç janë pajisjet me ngrohje si IQOS, të cilat eliminojnë djegien. Pajisje të tilla teknologjike, nuk prodhojnë tym, por avull që njihet si aerosol. Në këtë mënyrë sipas Dr. Destelace duhanpirësit mund të evitojnë ekspozimin ndaj shumë toksinave prezente tek tymi i cigares.
Nga ana tjetër, pajisje të tilla si IQOS, ngrohin fijet e duhanit, e duke shmangur djegien ato eliminojnë çlirimin në ajër të 95% të kimikateve që janë prezente në tymin e cigares. Dhe si rrjedhojë, kur shmanget prodhimi i tymit, shmanget edhe ‘kontaminimi’ i të gjithë objekteve apo mobiljeve që ju rrethojnë. Kështu ju evitoni tymin e dorës së tretë.