Një studim i ri tregon se numri i grave beqare në SHBA pritet të rritet me 1.2% çdo vit nga 2018 deri në 2030, krahasuar me një rritje prej 0.8% për popullsinë e përgjithshme. Kjo ka të ngjarë të rezultojë që 45% e grave midis moshës 25 dhe 44 vjeç të jenë beqare dhe pa fëmijë deri në vitin 2030.
Shoqëria moderne dhe standardet e saj i shtyjnë gratë gjithnjë e më shumë që t’i japin më shumë peshë karrierës së tyre dhe ngjitjes së tyre në piramidën profesionale. E cila në afat të shkurtër është padyshim një gjë shumë e mirë për ekonominë pasi beqaret me karrierë kanë komoditet të madh financiar dhe shpenzojnë një shumë parash për veshje, kozmetikë, udhëtime dhe argëtim.
Por nëse keni parasysh që pas disa vitesh, vetëm 6, pothuajse gjysma e popullsisë femërore e Amerikës do të jetë beqare dhe pa fëmijë, mund ta kuptoni se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen afatgjatë. Ndërsa kërkime të tjera rreth temës që ka filluar të shqetësojë seriozisht, përveç psikologëve dhe studiuesve, madje edhe ekonomistëve në Amerikë, tregojnë se gratë që mbeten beqare dhe pa fëmijë priren të përballen me probleme me shëndetin e tyre mendor dhe vetëbesimin.
Në gjysmën e parë të këtij viti, gjithsej 37,227 njerëz që jetojnë vetëm ndërruan jetë në shtëpi në Japoni, tregojnë të dhënat zyrtare nga policia japoneze. Rreth 76% e këtij numri janë njerëz mbi 65 vjeç. Vitet e fundit, numri i njerëzve që vdesin vetëm në shtëpi ka qenë në rritje në Japoni dhe ky fenomen quhet “vdekja e vetmuar”, e cila i atribuohet rritjes së numrit të familjeve me një person në atë vend, si dhe popullsia në plakje.
Numri më i madh i vdekjeve të tilla është regjistruar tek popullsia mbi 85 vjeç. Të dhënat e publikuara tregojnë se sa më e vjetër të jetë kategoria beqare, aq më e lartë është përqindja e “vdekjes së vetmuar”. Nga ky numër, rreth 25,600 janë burra, ndërsa 11,600 janë gra. Fenomeni i njerëzve që vdesin vetëm në shtëpi është veçanërisht i theksuar në zonat e mëdha urbane si Tokio dhe Osaka.