Studimi: Lumturia ul rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale!

Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale.

Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun.

Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se personat me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët për hemorragji cerebrale dhe 56% më pak për infarkt.

Studiuesit thonë se njerëzit që ndiheshin më të kënaqur me jetën, niveli i inflamacionit në trup ishte më i vogël. Ata rekomanduan përfshirjen e aktiviteteve fizike dhe menaxhimin e stresit në kujdesin shëndetësor të përditshëm.