Health & Beauty Lifestyle

Studimi i ri ngre alarmin, adoleshentët gjithnjë e më shumë vuajnë nga ankthi!

Adoleshentët po jetojnë një kohë të çuditshme, plot ankth, ndjenja vetmie, pasigurie dhe refuzimi. Një studim që u krye me adoleshentët mbi kuptimin e jetës përmendi ndjenjën e zbrazëtisë që ata ndjejnë. Në shumë raste, ata e shohin atë dërrmuese.

Më parë adoleshentët shqetësoheshin për përshtatjen. Sot, ata janë jashtëzakonisht skeptikë për vlerën reale që mund të kenë qëllimet e tyre. Kur nuk kanë ndërveprime dhe përvoja të përditshme me miqtë dhe familjen e tyre, ata kanë shumë kohë për të menduar për të kaluarën.

Nuk ka asgjë për t’i shpërqendruar dhe trupat e tyre as nuk kanë mundësinë të lodhen. Për më tepër, nuk ka asnjë përvojë të vërtetë dhe autentike të përditshme të kontaktit me të tjerët, gjë që u nevojitet për të formuar identitetin e tyre.

Një problem tjetër i madh është hendeku i brezave që ekziston mes prindërve dhe fëmijëve sot. Sot shohim adoleshentë të cilët janë krejtësisht të shkëputur nga shijet dhe preferencat e prindërve të tyre. Në fakt, ata ndihen gjithnjë e më të largët nga vlerat dhe qëndrimet e tyre. Thuhet se nëse ka dashuri dhe mirëkuptim, familja gjithmonë del përpara. Megjithatë, kjo bazohet edhe në ndarjen e vlerave, të llojeve që nuk janë diametralisht të kundërta.

Rikujtojmë se, adoleshentët duhet të flenë rreth 9 orë në natë, por ata flenë gjithnjë e më pak. Një studim nga Universiteti Adelaide në Australi, ekzaminoi mbi 3 000 kërkime të kryera në 20 vende në më shumë se 690,000 subjekte midis viteve 1905 dhe 2008. Sipas studimit, fëmijë dhe të rinj të moshës 5 dhe 18 vjeç kanë humbur 75 minuta gjumë në natë. Ekspertët thonë se këto janë të dhëna shqetësuese, pasi studimet gjithnjë e më të detajuara tregojnë se privimi i gjumit ka pasoja negative në shëndetin e tyre, veçanërisht në të mësuarit dhe sjelljen.