Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të vonojë zhvillimin e trurit të foshnjës, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët analizuan skanimet MRI të fetuseve, nënat e të cilëve kishin raportuar se kishin pirë alkool gjatë shtatzënisë së tyre, duke i krahasuar ato me skanimet e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kishin konsumuar as 1% alkool.
Ata zbuluan se edhe në rastet e ekspozimit të nivelit të ulët të alkoolit, ndryshimet në strukturën e trurit ishin të konsiderueshme. Këshillohet gjerësisht nga ekspertët dhe organizatat shëndetësore që gratë shtatzëna të shmangin alkoolin, për shkak të rrezikut të njohur në dëmtimin e fetusit. Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë kushte të quajtura çrregullime të spektrit të alkoolit në fetus, të cilat mund të çojnë në zhvillimin e vështirësive të të mësuarit, probleme të sjelljes ose vonesa në të folur.
Studiuesit paralajmëruan se shumë gra shtatzëna nuk janë ende të vetëdijshme për efektet e mundshme të alkoolit tek foshnja gjatë shtatzënisë. “Prandaj, është përgjegjësia jonë jo vetëm të bëjmë kërkimin, por edhe të edukojmë në mënyrë aktive publikun për efektet e alkoolit në fetus,” tha autori kryesor Patric Kienast, një student i doktoraturës në Universitetin Mjekësor të Vjenës në Austri.
Ndërkaq, frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.
Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh? A është nepsi gjatë shtatzënisë një mit apo realitet? Teoritë dhe studimet e ndryshme nuk bien dakord për origjinën e këtij fenomeni, megjithatë nuk mungojnë sugjerimet dhe shpjegimet e mundshme.