Lifestyle

Studimi i ri jep lajmin e mirë, narcistët mund të ndryshojnë dhe të bëhen më empatikë!

Narcistët bëhen më empatikë, bujarë dhe më të këndshëm me kalimin e moshës, sipas rezultateve të një studimi të ri, të publikuar në revistën amerikane ‘Psychological Bulletin’. Studimi, ku morën pjesë më shumë se 37,000 njerëz sugjeron se ndjenja e lartë e vetëvlerësimit të njerëzve narcistë mund të zvogëlohet me kalimin e moshës, por mund të mos tejkalohet plotësisht.

Ata që ishin më narcistë se bashkëmoshatarët e tyre në fëmijëri priren të mbeten të tillë si të rritur, sipas studiuesve. Studiuesit identifikuan tre lloje të narcistëve, bazuar në tiparet e sjelljes…

Narcisistët agjentë, të cilët ndihen madhështor ose superior ndaj të tjerëve dhe dëshirojnë admirim. Narcisistët antagonist, të cilët i shohin të tjerët si rivalë dhe janë shfrytëzues dhe nuk kanë ndjeshmëri. Narcisistët neurotikë, të cilët janë të prirur ndaj turpit, të pasigurt dhe tepër të ndjeshëm ndaj kritikave.

Bota më ideale do të ishte ajo ku të gjithë do të respektonin hapësirën dhe kufijtë tuaj personalë por jo gjithmonë ndodh kështu. Edhe nëse dikush afër jush tregon shenja sjelljeje që ju e dini se nuk janë të drejta ndaj jush, nuk është gjithmonë e lehtë t’i jepni fund marrëdhënies. Kjo ndodh më shpesh kur një narcist ndodhet afër jush. Narcistë janë ata njerëz që e duan veten më shumë se çdo gjë tjetër, kanë një mendim të ekzagjeruar për veten, duan vëmendje dhe admirim, tregojnë dominim dhe fuqi, ndërsa në të njëjtën kohë shpërfillin ndjenjat dhe dëshirat e të tjerëve.

Një narcist mund të shkatërrojë çdo ndjenjë vetëbesimi që një grua kishte dikur. Atyre u pëlqen sfida. Narcistët janë vazhdimisht në frikë për aftësitë e tyre dhe do të luajnë lojëra për t’i provuar vetes se janë të zgjuar dhe të fuqishëm. Këto lojëra mund të përfshijnë zgjedhjen e qëllimshme të grave që janë të forta dhe të sigurta për veten e tyre pasi e dinë se një objektiv i tillë do të jetë më i vështirë për t’u rrëzuar. Nëse ata arrijnë ta kontrollojnë atë, kjo i përforcon bindjet e tyre. Nëse dështojnë, gjejnë një mënyrë për të fajësuar gruan.