Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.
Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
E ftuar në këtë episod me Ilvi Begollin ka qenë Megi Koçiaj, studiuese e neuroshkencës. Duke qenë se kjo është një temë mjaft e gjerë, çfarë studion konkretisht ajo?
Edukimi im konvencional, pra ai që kam bërë në univeristet, nis që nga studimi qelizor, që nga më e vogla. Sistemi mikro që ne kemi, deri tek më i madhi që ne kemi që është komuniteti ose shoqëria, që përfshihet edhe individi. Pastaj, ti zgjedh nëse do të punosh në laborator dhe të studiosh mikrot apo do të punosh në një laborator njerëzor dhe të studiosh individët. Unë kam zgjedhur këtë të dytën, por shtuar studimit përpiqem edhe t’i ndihmoj aty ku mundem.
Ajo ka një ditar që shpeshherë shkruan thënie të rëndësishme që të cilat kanë të bëjnë me psikologjinë. Megi shkruan për tema të ndryshme që lidhen me këtë fushë, ku një ndër to është shëndeti. Sa i rëndësishëm është ai për njeriun dhe përse ne kemi tendencë të mos kujdesemi aq shumë për të?
Për të kthyer përgjigje për këtë pyetje dopio do më duhej një natë dimri që të uleshim këtu dhe të mos iknim fare. Si fillim, ai është një citim nga një person, i cili është shumë interesant pasi përfshin aspektet holistike të njeriut. Pra, ne jo vetëm neuron, por përfshin edhe shpirtin, psikën, të gjitha me radhë. Dhe mendoj unë që është një shprehje që duhet ta mbajmë në lock screen-in tonë, që të kujtohemi pak se çfarë po bëjmë me jetën. Që është i rëndësishëm shëndeti e kuptojmë vetëm kur sëmuremi.