Obeziteti duhet të klasifikohet si një çrregullim i zhvillimit të trurit, thonë mjekët. Kjo do ta vendoste atë në të njëjtën klasë si autizmi, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe Asperger-it. Ata e kanë bërë rekomandimin pasi një studim tregoi se obeziteti ishte shkaktuar pjesërisht nga ndryshimet në tru gjatë fëmijërisë. Obeziteti aktualisht konsiderohet si një sëmundje e sjelljes, një model i zgjedhjeve shkatërruese që bëjnë njerëzit që dëmtojnë shëndetin e tyre.
Ndërkaq, një studim i fundit ka pohuar se personat mbipeshë janë më pak inteligjent sesa njerëzit që kanë një peshë normale. Meshkujt dhe gratë që vuajnë nga mbipesha kanë më pak materie të bardha dhe të hirta në zonat e trurit. Hulumtuesit kanë thënë se zbulimi i tyre mund të shpjegohet se përse personat mbipeshë marrin vendime të gabuara sa i përket zgjedhjes së ushqimit për shkak se nuk e kanë kapacitetin mendor ta kontrollojnë veten e tyre. Kjo teori mund të kundërshtohet shumë lehtë duke treguar që problemet me peshën dallojnë nga individi në individ.
Hulumtimi kishte përfshirë imazhe të sofistikuara të trurit të 32 të rriturve, 16 burra dhe 16 gra të zgjedhur nga qyteti i Baltimore, SHBA. Çdo njeri që kishte pasur histori të dëmtimeve në tru, abuzimit me substanca të ndryshme apo sëmundje mendore, ishte përjashtuar nga grupi. Hulumtuesit e kishin matur BMI-në, matje e zakonshme që përdoret për të përcaktuar se sa mbipeshë është një person, si dhe përqindjet e dhjamit në trup dhe i kanë krahasuar ato me ndryshimet në strukturat e trurit dhe funksionin e trurit.
Udhëheqësi i këtij studimi, Chase Figley, kishte thënë se skanimet e trurit kishin qenë tejet të tërësishme. Ai thotë se i kishin mbuluar ndryshimet përgjatë tërë trurit, e gjithashtu “rrjetet specifike”. Në veçanti ai ishte interesuar në “rrjetin e spikatjes”, që ai e ka përshkruar si “ulëse të motivimit, vullnetit dhe aftësisë për t’i bërë ballë sfidave fizike dhe emocionale”. Rezultatet kishin shfaqur se nuk kishte pasur dallime shumë të mëdha në termet e materies së bardhë mes njerëzve që kishin pasur peshë normale dhe atyre mbipeshë.
Sidoqoftë, njerëzit me BMI më të lartë kishin pasur dukshëm materie më të madhe të hirtë. Veç kësaj, shikimi i rrjeteve të veçanta, kishte zbuluar se sa më shumë mbipeshë ishin personat, aq më pak materie të bardhë kishin pasur në rrjetin e spikatjes. Dy e treta e meshkujve dhe 57% e grave në Britani janë të kategorizuar si persona me mbipeshë, gjë që e bën Britaninë me përqindjen më të lartë të njerëzve me mbipeshë. Studimi është publikuar në revistën “Frontiers in Neuroscience’.